Çartet media serbe: Uglanini e quan shtetin serb një krijesë gjenocidale

Lajme

Çartet media serbe: Uglanini e quan shtetin serb një krijesë gjenocidale

Nga: Sevdail Hyseni Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 08:08
Sulejman Uglanin

Gazeta beogradase “Blic”-i, me tirazh më të madh në Serbi, në ditën e sotme, nxjerr në ballin titullin bombastik: “Provokim i ri i Uglaninit: Shteti serb është një krijesë gjenocidale për boshnjakët”.

Presidenti i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Uglanin, tha në një konferencë për shtyp se "shteti serb për boshnjakët në Serbi paraqet një krijesë gjenocidale, me një emër të papranueshëm dhe mënyrën e saj të organizimit”, thuhet më tej në “Blic”-in serb.

Uglanini, gjithashtu, ka thënë se duke përmendur “shtetin serb”, bëhet diskriminim ndaj të gjithë njerëzve joshumicë u dhe se KKB, po përpiqet që përmes ndryshimeve kushtetuese boshnjakëve tu jepet statusi i popullit shtet-formues dhe konstituiv në shtetin serb”, thuhet në “Blic”.

Sipas fjalëve të tij, në ndryshimet kushtetuese duhet “Sanxhakut t’i sigurohet statusi i krahinës, përkatësisht niveli i mesëm i qeverisjes”.

- Në këtë kontekst, ne gjithashtu insistojmë në rishikimin e Planit të Veprimit për Kapitullin 24 në kuadër të negociatave të Serbisë me BE dhe planin e veprimit të pakicës. Këto janë gjërat kyçe për të cilat po punojmë - thotë Uglanini, në konferencën për gazetarë.

Duke folur për pozitën e boshnjakëve në Serbi thotë se  "për shkak të faktit se në 28 vitet e fundit, organet shtetërore të Serbisë kanë bërë gjithçka që ka qenë e mundur për t’i dëbuar boshnjakët nga kjo zonë dhe për t'ua bërë jetën e pakuptimtë ". Ai, thotë se policia serbe ishte e përfshirë në kohën e Slobodan Milosheviqit dhe se situata nuk ka ndryshuar.

I menjëhershëm sipas “Blic”-it ka qenë reagimi i nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë Nebojsha Stefanoviq, duke e quajtur deklaratën e Sulejman Uglaninit “katastrofike dhe të mjerueshme”. Ai, më tëj në Agjencinë e lajmeve serbe “Tanjug”,  thotë se një deklaratë e tillë është shumë ofenduese jo vetëm për serbët, por edhe për boshnjakët dhe të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Serbisë.

“Jam i bindur se organet shtetërore do të jenë në gjendje të reagojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin " thotë i mllefosur  Stefanoviq në një deklaratë për “Tanjug”-un, transmeton gazeta “Blic”.

Në këtë drejtim vjen edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike të Serbisë, Milosh Jovanoviq, i cili thotë se deklarata e kryetarit të Këshillit Kombëtar boshnjak, Sulejman Uglanin, "se shteti serb për boshnjakët përfaqëson një krijesë gjenocidale" është skandaloze dhe absolutisht e papranueshme, thuhet në gazetën ‘Blic”-i.

Jovanoviq, gjithashtu, thotë se është e  tha se papranueshme, që rajonit të Rashkës, t’i jepet statusi i Krahinës dhe se "qytetarët e besimit Islam në Serbisë, do të merrnin statusin e një populli, i cili do të bëhej një kategori kushtetuese", njofton gazeta beogradase “Blic”-i (https://www.blic.rs/vesti/politika/nova-provokacija-ugljanin-srpska-drzava-je-za-bosnjake-genocidna-tvorevina.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat