Fadil Berisha pranon çmimin “Mërgimtari i Vitit” nga Ministri Gashi

Lajme

Fadil Berisha pranon çmimin “Mërgimtari i Vitit” nga Ministri Gashi

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 18:02
Pamje nga takimi

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike njëkohësisht dhe zv. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Dardan Gashi, në ditën e parë të vizitës zyrtare në ShBA, ka takuar artistin dhe fotografin e mirënjohur, Fadil Berisha.

Së bashku me Konzullen e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Teuta Sahatçiu në ambientet e Konsullatës, Berishës ju nda edhe çmimi tradicional “Mërgimtari i Vitit”.

“Bashkatdhetarët tanë si Fadil Berisha janë duke i dhënë imazhin më të mirë kombit shqiptar nëpër vendet ku jetojnë dhe veprojnë. Me punën e tyre dhe sukseset e jashtëzakonshme të arritura jane bërë shembull i integrimit dhe promovimit të vlerave të kombit tonë”, tha Ministri Gashi.

Ndërsa Berisha, puna e të cilit flet vëllime i emocionuar tha: ‘Kam fituar shumë çmime – por ky është më i dashuri sepse është afër zemrës”.

Fadil Berishës retroaktivisht për kontributin e tij në promovimin e kulturës shqiptare në botë dhe sukseset në lëminë e fotografisë i më 2 gusht të vitit 2017 i është ndarë çmimi “Mërgimtari i Vitit”, çmim i përvjetshëm që ndahet në bazë të Rregullores 2/2016 MeD për Ndarjen e Çmimit Mërgimtar i Vitit.

Gjatë vizitës në ShBA, Ministri Gashi do të realizojë takime me komunitetin shqiptar në New York dhe Washington si do të realizojë takime me Kongresmenë, State Departamentin e ShBA dhe Odën Amerikanë të Ekonomisë – Drejtorinë për Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat