Hoyt Brian Yee diplomati amerikan që po tmerron Serbinë

Lajme

Hoyt Brian Yee diplomati amerikan që po tmerron Serbinë

Më: 26 janar 2018 Në ora: 22:07
Hoyt Brian Yee

Diplomati amerikan Hoyt Brian Yee, ka kohë që është shpallur në Serbi si një antiserb i madh dhe paranoja e serbëve nga frika e diplomtit amerikan nuk ka të ndalur.

Sipas mediave serbe, Hoyt Yee ka krijuar një rrjet të fortë agjentësh të fushës, sektorit joqeveritar, opozitës dhe strukturave qeveritare në Serbi. Detyra e re e tij tani është shef i CIA-s për Ballkanin.

Nën këtë maskë ai do të punojë për CIA-n dhe do të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për të çrrënjosur influencën ruse në Ballkan. Në përshkrimin e punës, nëse është e nevojshme, ai do të organizojë protesta masive dhe largimin e regjimeve të pabindura ndaj Washingtonit.

Udhëheqësit e agjencisë së inteligjencës amerikane e zgjodhën atë, sepse ai u betua për t’i luftuar rusët dhe serbët.

Ish-oficeri i inteligjencës serbe Bozhidar Spasiq paralajmëron se Serbia duhet ta marrë këtë informacion shumë seriozisht.

I gjithë aktiviteti i Brian Yee, i cili ka shqetësuar publikun serb në muajt e fundit, po kërcënon të përshkallëzohet. Paraqitja e tij e ashpër për të promovuar interesat e SHBA në këtë rajon, është një nga mësimet kudo që ai shkoi, por e vërteta është se ai është duke u përgatitur terrenin për detyrën e re si kreu i CIA-s në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat