“Zbuten” rusët – Tregojnë qëllimin që kanë për vendet e Ballkanit; Serbinë, Kosovën…

Lajme

“Zbuten” rusët – Tregojnë qëllimin që kanë për vendet e Ballkanit; Serbinë, Kosovën…

Më: 24 janar 2018 Në ora: 14:10
Putin dhe Vuçiq

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov theksoi se Moska zyrtare nuk ka ndonjë qëllim të caktuar për vendet e Evropës Jug-Lindore.

Ai thotë se bashkëpunimi i Rusisë me Serbinë s’ka ndonjë pretendim të caktuar, përpos traditave dhe disa gjërave tjera që i bashkon.

“Shtetet e Ballkanit janë miq tradicionalë dhe të ngushtë të Rusisë, disa prej të cilëve ndajnë të njëjtën fe”, deklaroi kryediplomati rus.

Megjithatë, Rusia ka bërë thirrje të vazhdueshme me perëndimin që të mos njohë pavarësinë e pritur të Kosovës.

Sipas tyre, shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të pasohej me një reagim zinxhir lëvizjesh separatiste gjetkë në Evropë. Ministri Lavrov kishte deklaruar se një hap i tillë do të dëmtonte gjithashtu Kombet e Bashkuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat