Jevtiq merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë

Lajme

Jevtiq merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 14:34
Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiq

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiq, mori ftesë që së bashku me gruan e tij Milena të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve të këtij viti që mbahen më 8 shkurt në Uashington.

Siç bë të ditur zyra e tij, gjatë qëndrimit të tij në Amerikë do të ketë një sërë takimesh me zyrtarë nga Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe Senati, si dhe zyrtarë tjerë.

Ministria për Komunitete dhe Kthim më pas do të informojë publikun për detajet e vizitës së Jevtiqit atje.

Kjo do të jetë hera e parë që ai do të marrë pjesë në një aktivitet ku do të mbajë fjalim presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat