Serbia në BE më 2019, pas normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

Lajme

Serbia në BE më 2019, pas normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

Më: 22 janar 2018 Në ora: 12:21
Bashkimi Evropian

Strategjia e zgjerimit e quajtur “Perspektivat e besueshme të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor” do të prezantohen më 6 shkurt në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg. Njoftimi është publikuar në portalin Ballkani Perëndimor i Evropës.

Këtë Strategji do ta prezantojë para deputetëve të Parlamentit Evropian komisari për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim Johannes Hah.

Siç raporton agjencia kroate e lajmeve, Hina, e cila thekson se e ka pasur në dorë Projektin e Strategjisë, Serbia e Mali i Zi në rastin më të mirë do të mund të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian më 2025, ndërsa për realizimin e këtij qëllimi vendimtar do të jetë vitit 2019, kur pritet që të dy këto vende të përmbushin masat kalimtare.

Më 2019 nga të dy këto vende pritet përmbushja e masave kalimtare të kapitujve të judikaturës dhe të punëve të brendshme, ndërsa në rastin e Serbisë edhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat