Pas plagosjes së vëllait flet Rexhep Selimi

Lajme

Pas plagosjes së vëllait flet Rexhep Selimi

Më: 20 janar 2018 Në ora: 08:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka folur lidhur me rastin e plagosjes së vëllait të tij, Islamit.

Në një bisedë, Selimi i cili ndodhet jashtë vendi ka thënë se vëllai i tij është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rreziku për jetë.

Ai ka thënë se Islami ka pasur një gërvishtje të lehtë dhe shëndeti i tij nuk ka telashe.

Ndryshe Isam Selimi, është plagosur me armë zjarri  sonte në orët e mbrëmjes në Komoran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat