A mund t’i rikthejë Serbia trupat e saja në Kosovë?

Lajme

A mund t’i rikthejë Serbia trupat e saja në Kosovë?

Më: 19 janar 2018 Në ora: 20:53
Ilustrim

Vrasja e liderit të SDP-së në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ka qartësuar një gjë: Që misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i nuk po e përmbush mandatin e vet.

Kështu thotë eksperti i shkencave politike në Universitetin e Beogradit, Stefan Curlic.

“Misioni i KFOR-it në Kosovë është të garantojë zbatimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës, Kombet e Bashkuara kanë aprovuar shprëndarjen e trupave në Kosovë përmes një rezolute”, thotë Curlic.

Mirëpo sipas tij dokumenti përmban një pikë që shumë herë është duke u harruar.

“Serbia mund të dërgojë mbi 1 mijë trupa në Kosovë nëse popullata serbe në Kosovë rrezikohet në cfarëdo lloj mënyre”, shtoi Curlic.

“Një gazetë e Beogradit ka raportuar se lidershipi i Forcave të Armatosura të Serbisë nuk do të rrijë duarkryq nëse siguria e serbëve në veri vihet në pikëpyetje.Kjo vërejtje i është dërguar edhe misionit të KFOR-it në Kosovë. Në mandatin e këtij misioni është paqeruajtja dhe siguria e popullatës, por përkundër saj ky mision është i zënë që ta përforcojë pavarësinë e Kosovës”, thotë eksperti i shkencave politike, Curlic.

“Rezoluta e Kombeve të Bashkuara është shkelur vazhdimisht nga shtetet që njohin Pavarësinë e Kosovës. Ngase dokumenti garanton integritetin territorial të ish-Jugosllavisë, pra a do të ishte e mundshme që forcat serbe të dërgohen në Kosovë? pyet Surlic.

“Rezoluta e Kombeve të Bashkuara siguron mundësinë e prezencës për trupat serbe në Kosovë nën kontrollin e KFOR-it, kjo është e qartë, mirëpo kjo rezolutë mbështetet vetëm nga dy anëtarët e përhershëm të Kombeve të Bashkuara, Rusia dhe Kina. Ndërsa përendimi e konsideron këtë dokument të vjetruar” përfundoi eksperti i shkencave politike Stefan Curlic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat