Analisti dhe ish agjenti amerikan thotë se Ivanovic’in e kanë vrarë rusët

Lajme

Analisti dhe ish agjenti amerikan thotë se Ivanovic’in e kanë vrarë rusët

Më: 19 janar 2018 Në ora: 16:05
John Schindler

“Ky është Ballkan, askush nuk pret drejtësi të shpejtë apo versionin e vërtetë zyrtar”.

Vrasësit e liderit të serbëve të Kosovës Oliver Ivanovic me siguri kurrë nuk do të zbulohen, përfundimet e hetimeve zyrtare me siguri nuk do të jenë shumë të vërteta, ndërsa është e mundur lidhja e atentatorit me regjimin e presidentit rus Vladimir Putin, deklaron eksperti i sigurisë dhe ish agjent i Sigurisë Kombëtare Amerikane (NSA) John Schindler.

Ky agjent me eksperiencë, i cili me vite i përcjellë ngjarjet në Ballkan, thekson se si vrasja e Oliver Ivanovic’it e ka ndalur tentimet e qetësimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke marrë parasysh se delegacioni serb është tërhequr nga bisedimet e planifikuara në Bruksel pas lajmit për atentat.

Ivanovic, shkruan Schindler, ishte njeri me shumë armiq. Shqiptarët nuk e kanë dashur për shkak të përzierjes së tij në krime lufte në vitin 1999, ishte i dënuar për vrasje të civilëve, por gjykimi pas ankesës është kthyer në fillim. Nga ana tjetër nuk e kanë dashur as nacionalistët serb, të cilët nuk pranonin dëshirën e tij për negociata me Prishtinën rreth statusit përfundimtar të Kosovës.

Ivanovic’i e kishte pranuar realitetin politik, se Kosova përgjithmonë ka shkuar me rrugën e vet, edhe pse shumica në Beograd nuk pranojnë. Në disa vite të kaluar, ai ka marrë shumë kërcënime me vdekje. Kushdo që dëshironte ta shkatërrojë shpresën për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Oliver Ivanovic ishte caku ideal, pretendon Schindler.

Ai e përmend edhe ndikimin e fuqishëm rus në Ballkan, dhe se si Kremlini i përkrahë serbët e Kosovës. Nën dritën e tentimit rus për grushtet në Malin e Zi fqinj, Schindler beson se Evropa dhe Ballkani duhet të brengosen për mundësinë që pas atentatit ndaj Ivanovic’it qëndron Putin’i.

“Tani për tani, rajoni pret përgjigje në pyetje se kush e ka vrarë Ivanovic’in dhe përse. Ky është Ballkan, prandaj askush nuk pret drejtësi të shpejtë apo version të vërtetë zyrtar.

Me siguri që teoritë konspirative do të vlojnë në çdo drejtim të mundshëm. Ajo që është edhe më e keqe, shpresat për qetësim të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë kanë vdekur bashkë me Ivanovic’in, në mënyrë e cila është shumë e parashikueshme në Evropën Juglindore. Se si do të reagojë tani Moska ndaj këtij krimi mund të vendosë fatin e këtij rajoni të vuajtur, shkruan Schindler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat