Ish-ministri Ismajli synon postin e anëtarit të Bordit në ZRRE

Lajme

Ish-ministri Ismajli synon postin e anëtarit të Bordit në ZRRE

Më: 17 janar 2018 Në ora: 14:05
Fadil Ismajli

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE) nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Fadil Ismajli, synon të bëhet anëtar i Bordit në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE).

Gazeta “Epoka e re”, ka siguruar vendimin, ku Qeveria e Kosovës, i ka rekomanduar Kuvendit, katër emrat për anëtarë të Bordit në ZRrE, nga të cilët vetën dy do të zgjedhën.

Në dokumentin e siguruar nga gazeta emrat e kandidatëve janë për anëtarë të Bordit në ZRrE:

1. Bekim Jakupi
2. Fadil Ismasjli
3. Izet Rushiti
4. Selaman Hoti

Vlen të theksohet se në saje të mungesës së bordit në zyrën e rregullatorit të energjisë, qytetarët e Kosovës, humbën me mijëra euro duke paguar për rrymën e serbëve të veriut.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e së martës që kishte shqyrtimin e vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, nuk arriti t’i procedoj këta emra.

Kryetarja e këtij komisioni, Sala Shala-Berisha, ka thënë se heqja nga rendi i ditës i kësaj pike ka të bëjë me vonesat e Qeverisë për dërgimin e emrave të anëtarëve të Bordit të ZRrE-së në komisionin që drejton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat