Vazhdojnë sukseset, “Bota sot” mbi 1 milionë klikime gjatë ditës së djeshme

Lajme

Vazhdojnë sukseset, “Bota sot” mbi 1 milionë klikime gjatë ditës së djeshme

Nga: B.S Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:44
“Bota sot”

Faqja online e gazetës më të madhe shqiptare, “Bota sot”, ka vazhduar sukseset e saj, sa i përket klikueshmerisë.

Gjatë ditës së djeshme (16 janar 2018), “Bota sot” është klikuar mbi një milionë herë.

Duke ju referuar Googleanalytic (instrumenti më i saktë i matjes së audiencës), faqja online e gazetës “Bota sot”,  botasot.info, është klikuar më shumë se 1 milionë herë brenda 24 orëve (1.012.384), duke shënuar kështu edhe një sukses të saj në lexueshmëri.

E gjithë kjo vjen pas një pune dhe angazhimi të palodhshëm nga i gjithë stafi gazetës “Bota sot”.

Gazeta kombëtare “Bota sot”, gjatë gjithë kohës ka dëshmuar se është ndër mediat e para në raportimin e lajmeve profesionale, të sakta dhe të paanshme. Së bashku me ju lexues që i qëndroni besnik gazetës kombëtare “Bota sot”, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt sukseseve të reja.

Image
Numri i faqeve të hapura gjatë ditës së Marte, 16 janar, 2017, mbi 1 milionë, (1.012.384) duke iu referuar Googleanalytic (instrumenti më i saktë i matjes së audiencës)
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat