Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka një njoftim të rëndësishëm për vizat

Lajme

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka një njoftim të rëndësishëm për vizat

Më: 17 janar 2018 Në ora: 08:34
Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga muaji janar 2018, do të fillojë me procesimin e aplikimeve për të gjitha Vizat Emigruese (IV), për banorët e Kosovës. Gjatë viteve të kaluara, aplikuesit e Vizave Emigruese procesoheshin nga Ambasada Amerikane në Shkup, Maqedoni. Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka për qëllim që të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovarë dhe është e vetëdijshme për vështirësitë e udhëtimit në Shkup, ajo ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza në Prishtinë.

Vizat Emigruese janë për qytetarët të cilët dëshirojnë të jetojnë përherë në Shtetet e Bashkuara. Vizat Emigruese janë hapi i parë për t’u bërë banor i përhershëm i ligjshëm, apo për t’u pajisur me kartën e gjelbër (green card). Megjithëse ekzistojnë shumë lloje të Vizave Emigruese, shumica e emigrantëve pajisen me viza në bazë të kategorisë së familjes, apo të punësimit. Për të qenë të pranueshëm për të aplikuar për Vizë Emigruese, qytetari i huaj duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan i afërm i ngushtë, ose i afërm i ngushtë rezident i përhershëm i ligjshëm, ose nga një punëdhënës i ardhshëm. Sponzori fillon procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimi për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS). Pas aprovimit të peticionit, aplikuesit do të njoftohen rreth datës së terminit të tyre në një Ambasadë të SHBA-ve jashtë shtetit. Me aprovimin e Vizës Emigruese, ata mund ta përdorin atë që të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë pret që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues. Ju lutemi ndiqni faqen e Ambasadës në Facebook për risitë dhe përditësimet. Pyetjet tuaja mund të dërgoni në: [email protected]<mailto:[email protected]>.

INFORMATA TË RËNDËSISHMË

· Aplikuesit duhet të arrijnë jo më herët se 15 minuta para kohës së terminit për intervistë. Çantat e mëdha, kompjuterët portativ (laptopët) dhe armët janë të ndaluara në Ambasadë. Në mënyrë që të lehtësohet kontrolli i sigurisë, aplikantët duhet marrin parasysh që mos të marrin me vete pajisje eletronike.

· Personat të cilët kanë pyetje specifike në lidhje me aplikimet për Viza Emigruese, duhet të kontaktojnë Seksionin Konzullor përmes: [email protected]<mailto:[email protected]>.

· Më shumë informata për procesin e aplikimit për Viza Emigruese mund të gjenden në faqën e internetit të Departamentit të Shtetit: https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/immigrate/the-immigrant-visa-process.html

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat