Kryeministri i Bullgarisë dënon vrasjen e Ivanoviqit

Lajme

Kryeministri i Bullgarisë dënon vrasjen e Ivanoviqit

Më: 16 janar 2018 Në ora: 14:59
Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov

Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov ka reaguar në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit sot në Mitrovicë.

“Kryeministri Borisov dënoi vrasjen e liderit politik serb në Kosovë Në një deklaratë të përhapur nga zyra informative pranë qeverisë Kryeministri Bojko Borisov dënoi kategorikisht vrasjen e liderit politik të iniciativës qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” Oliver Ivanoviq.

“Çdo dhunë është në kundërshtim të vlerave të qytetërimit dhe të ambicieve evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Unë pres që eliti politik dhe të gjithë qytetarët të jenë të pjekur dhe të përmbajtur. Sundimi i ligjit nuk mund të vihet në pikëpyetje dhe besoj se fajtori për këtë krim do të pësojë përgjegjësinë e vet.Jam i bindur se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës nuk ka alternativë dhe se akte të tilla nuk duhet ta pengojnë. Unë ofroj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe të afërmve të Oliver Ivanoviqit”, tha Borisov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat