Kryeziu: VV e humbi mundësinë për të qenë ndryshe se partitë e tjera

Lajme

Kryeziu: VV e humbi mundësinë për të qenë ndryshe se partitë e tjera

Më: 12 janar 2018 Në ora: 12:40
Ismet Kryeziu

Drejtori ekzekutiv i  Ismet Kryeziu (IDK), Ismet Kryeziu, ka komentuar situatën e fundit të krijuar në Vetëvendosje, ku këto ditë pati një ‘valë’ dorëheqjesh.

Ai përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Vetëvendosja e ka humbur mundësinë për të qenë ndryshe, dhe për ta bërë diferencën nga partitë e tjera politike, duke shërbyer si model i demokracisë e brendshme, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Se çka po ndodhë me kryetarin e zgjedhur tashmë të VV-së apo me të dorëhequrit, është pak ose fare me rëndësi.

E rëndësishme është se VV-ja e humbi mundësinë për të qenë ndryshe, për ta bërë diferencën nga partitë politike tjera dhe për të qenë model i demokracisë së brendshme!
Së paku kam menduar, se krahu i të dorëhequrve të jetë më i emancipuar politikisht, ta ketë një kandidat për kryetar, platformë politike, aktivizim e mobilizim të anëtarësisë për diskutime e prezantime të ideve, një fushatë dhe garë aktive brenda VV-së.
Pavarësisht rezultatit dhe zgjedhjes së kryetarit, gara e brendshme zgjedhore do t`i bënte mirë demokracisë së brendshme të subjekteve politike. Në këtë rast jo vetëm VV-së!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat