“Serbia ka intervistuar mbi 460 dëshmitarë për Specialen e Kosovës”

Lajme

“Serbia ka intervistuar mbi 460 dëshmitarë për Specialen e Kosovës”

Më: 11 janar 2018 Në ora: 12:03
Ilustrim

Këshilli për Kosovën në Kuvendin e Serbisë ka themeluar Grupin e Punës dhe ai menjëherë ka vënë kontaktet me Gjykatën Speciale dhe ka filluar bashkëpunimin me prokurorin special David Schwendiman.

"Është krijuar baza unike e shënimeve për të gjitha njohuritë për krimet në Kosovë nga ana e UÇK-së dhe ato i janë dorëzuar prokurorit. Kemi bërë pasqyrën komplete të krimeve. Pastaj jemi fokusuar edhe në zinxhirin komandues, ia kemi dhënë edhe strukturën organizative të UÇK-së për t’u dëshmuar hierarkia”, citon n1 të ketë thënë Milovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë.

Sipas tij, Grupi i Punës ka prezantuar edhe dëshmitë për disa raste të krimeve dhe se në Serbi janë marrë në pyetje më shumë se 460 dëshmitarë potencialë për Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat