Isa Mustafa dërgohet në spital

Lajme

Isa Mustafa dërgohet në spital

Nga: B.S Më: 10 janar 2018 Në ora: 14:52
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur detajet për shëndetin e kryetarit të saj, Isa Mustafa.

“Me qëllim të informimit të opinionit publik, ju njoftojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore.  Gjendja e kryetarit Mustafa është stabile e në përmirësim të vazhdueshëm, dhe shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë e rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politike”, thuhet në komunikatën e LDK-së, përcjellë “Bota sot”.

Ish- kryeministri i Kosovës dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa është dërguar për në Spitalin Amerikan pasi që kishte pasur disa probleme shëndetësore.

Zyrtarë të Spitalit Amerikan i kanë konfirmuar të mërkurën se ish-kryeministri është pranuar në këtë spital duke mos dhënë detaje të tjera rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Zyrtarë nga Spitali Amerikan kanë dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të kreut të LDK'së, Isa Mustafa. Kanë thënë se ish- kryeministri para dy dite kishte shkuar për trajtim në spital me simptoma gripale.

" Ai është duke u trajtuar në spital me terapi.  Gjendja e tij është stabile. Në spital do të qëndrojë deri në përmirësimin e gjendjes", janë shprehur, zyrtarë të Spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat