Reagon avokati i Majlinda Kelmendit, ja çfarë thotë për mashtrimet në Facebook

Lajme

Reagon avokati i Majlinda Kelmendit, ja çfarë thotë për mashtrimet në Facebook

Nga: N.H Më: 6 janar 2018 Në ora: 15:25
Majlinda Kelmendi

Avokati Arianit Koci, ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në disa medie për kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi, përcjellë “Bota sot”.

Koci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se është i autorizuar që të ushtroj kallëzim penal në emër të Majlindës, por edhe të trajnerit Driton Kuka.

Image
Arianit Koci

“Sot, persona të pandërgjegjshëm, duke postuar nga një profil i rrejshëm në facebook, kanë shkruar gjëra te pavërteta në emër të kampiones botërore - Majlinda Kelmendi. Unë jam i autorizuar që të ushtroj kallëzim penal në emër të Majlindës ndaj këtyre personave të cilët i shkaktojnë dëm jo vetëm Majlindës, por edhe trajnerit të saj Driton Toni Kuka, dhe Federatës së Xhudos të cilët me mund e sakrifice kanë arritur sukseset më të mëdha në sport dhe jo vetëm, në Kosovën e pasluftës”, ka shkruar avokati.

Kujtojmë se një faqe në Facebook i hapur në emër të Majlinda Kelmendit ka shpërndarë lajme të rrejshme për një duel të kampiones olimpike me një xhudiste serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat