Gjuriç “fut hundët” në punët e Kosovës: Duan ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale se kanë frikë nga arrestimet

Lajme

Gjuriç “fut hundët” në punët e Kosovës: Duan ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale se kanë frikë nga arrestimet

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 22:36
Marko Gjuriç

Drejtori i të Ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi Marko Gjuriç ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, në lidhje me shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Gjuriç tha se e kupton tërë nervozizmin e politikanëve nga Kosova dhe tentativën e tyre për të shfuqizuar gjykatën.

“Krimi i luftës nuk varet nga data. Ata mund ta shtyjnë edhe me muaj. Ndoshta edhe me muaj. Ata mund ta shtyjnë edhe me vite, por e vërteta do të dalë një ditë në shesh”, ka thënë Gjuriç. Ai ka shtuar se zyrtarët në Prishtinë ka 17 vjet që tentojnë të ikin nga drejtësia.

Tentativat për të shfuqizuar Gjykatën Speciale i kanë komentuar edhe zyrtarë të tjerë serbë. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandër Vulin ditë më parë ka thënë se nëse shfuqizohet Gjykata Speciale, atëherë dialogu duhet që të ndërpritet. Diçka e tillë u cilësua e papranueshme nga ana e Listës Serbe, e cila është aktualisht në qeverinë “Haradinaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat