Vuçiqi hap televizion në Kosovë

Lajme

Vuçiqi hap televizion në Kosovë

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 16:41
Hapja e televizionit nga Vuqiq

Në vazhdën e investimeve direkte të Serbisë në Kosovë, për të influencuar enklavat serbe, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përmes njerëzve të tij, së fundi ka hapur një televizion në Graçanicë, që është fare pak kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

Licenca për hapjen e këtij televizioni është dhënë nga Komisioni i Pavarur i Medieve. Televizioni me emrin ‘TV Gracanica’ për pronar ka Sasa Micicin, që është njeri i shefit të zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric. Ndërsa, siç edhe dihet, Djuric është ura kryesore komunikuese dhe organizative e presidentit Vuçiqi me serbët e Kosovës.

Ky medium, siç mëson Gazeta Metro, është i afërt me ‘TV Most’ me bazë në Mitrovicën Veriore, e i cili financohet edhe nga Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, e drejtuar nga Djuric.

Si dëshmi është edhe kjo foto, ku Djuric shihet së bashku me drejtoreshën e Radio Gracanica, Sladjana Ivacevic, që ishte hapi i parë, para se të fillohej projekti i televizionit. Ajo, gjithashtu është edhe kushërira e tij.

Image
Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat