Pajisja e serbeve me patentë shofer të Kosovës pa kaluar provimin, ishte pjesë e marrëveshjes në Bruksel

Lajme

Pajisja e serbeve me patentë shofer të Kosovës pa kaluar provimin, ishte pjesë e marrëveshjes në Bruksel

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 14:37
Ilustrim

Mediat serbe sot shkruajnë se si autoritetet në Prishtinës i kanë lejuar të gjithë banorët serb të Kosovës të marrin patentë shoferë pa kaluar provimin nëse kanë patentë shoferë serbë të lëshuar nga 2016. Zëvendësministri i Brendshëm serb Milan Radojeviç thotë se ky është një vendim shumë i rëndësishëm për serbët në Kosovë.

Radojeviq theksoi se ky vendim është i rëndësishëm nëse merret parasysh se liria e lëvizjes për serbët në Kosovë dhe Metohi është drejtpërdrejt e kushtëzuar nga posedimi i dokumenteve personale.

“Ky vendim është pozitiv për serbët, në lidhje me marrjen e lejeve të drejtimit të mjeteve lokale ose të Kosovës, të cilat do të mundësojnë lëvizjen e qetë të serbëve në Kosovë”, tha Radojeviç.

Ai tha se vendimi përfshinë të gjithë ata që kaluan provën e makinës deri më 14 shtator 2016, kur u nënshkrua marrëveshja e fundit e lirisë së lëvizjes në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat