“Shtetasit e Kosovës që shkuan në Siri, të papunë dhe shumica të ri në moshë”

Lajme

“Shtetasit e Kosovës që shkuan në Siri, të papunë dhe shumica të ri në moshë”

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 14:01
Ilustrim

Përfaqësuesi i UNDP-së për Kosovën, Andrew Russell, ka folur për një agjensi lajmesh nga Çagllavica. Ai ka folur për shtetasit e Kosovës të cilët iu kanë bashkangjitur grupeve ekstremiste në Siri dhe vendet e tjera në të cilat zhvillohen luftëra.

Russell deklaroi se mbi 335 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Siri nga viti 2012 deri në vitin 2015 , dhe se shumica nga ta ishin të rinj në moshë dhe të papunë

“75 përqind nga ta ishin të gjinisë mashkullore, 18 përqind ishin nga gjinia femërore, dhe po, kishte edhe fëmijë që i’u bashkangjitën luftës në Siri, dhe shumica nga numri i përgjithshëm i të shkuarve  ishin Kosovarë ,mirëpo ka pasur edhe nga minoritetet”, deklaroi Russell.

Nga statistikat e marra nga Policia e Kosovës, Russell deklaroi se 60 përqind nga këta të shkuar ishin nga mosha 18-36 vjec, kjo është një statistikë dominante por jo e përgjithshme, shtoi Russell.

Sipas tij shkaku kryesor i këtij fenomeni është gjendja sociale-ekonomike, dhe se 75 përqind nga këta të shkuar ishin të papunë në momentin e shkuarjes.

Gjithashtu ai u deklarua se gratë nuk morën pjesë direkt, në mënyrë vetanake në këto luftëra, mirëpo ato shkuan më së shumti me burrat ose fëmijët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat