Serbia kundër hyrjes përnjëherë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian

Lajme

Serbia kundër hyrjes përnjëherë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 13:36
“Rrezikun” për hyrjen e përbashkët të gjithë rajonit në Union, e ka paralajmëruar edhe ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiqi pas qëndrimit të vet gjatë kësaj jave në Bruksel:

Strategjia e re Bashkimit Europian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor ka filluar ta brengosë Serbinë. Kjo strategji, e cila pritet të miratohet në shkurtin e vitit 2018, parasheh që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen përnjëherë në Bashkimin Europian.

Serbia këtë strategji e sheh si pengesë të re për veten, pasi mendon se me këtë strategji ajo do të mbetej edhe një kohë të gjatë në pritje të anëtarësimit.

Gazeta e Beogradit duke iu frikësuar kësaj strategjie të mundshme evropiane, thotë se Bosnja e Hercegovina ende nuk e ka statusin e kandidatit, Maqedonia po pret tash e dhjetë vjet për hapjen e kapitullit të parë e Shqipëria qe tri vjet.

Kosova është e fundit, e cila vjet ka filluar ta zbatojë Marrëveshjen e Stabilizim Asoccimit.

“Rrezikun” për hyrjen e përbashkët të gjithë rajonit në Union, e ka paralajmëruar edhe ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiqi pas qëndrimit të vet gjatë kësaj jave në Bruksel:

“Ekziston rreziku që tani nga pak po dëshirohet të iket nga theksimi se Serbia e Mali i Zi janë liderë në procesin e anëtarësimit, porse i gjithë rajoni duhet të jetë në pako. Kjo për ne është e papranueshme”, ka thënë ai.

Ministrja për BE Jadranka Joksimoviq thotë se mundësia që i gjithë rajoni të gjendet në një pako për në BE, bie ndesh me mendimin e kryetarit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker, i cili, sipas saj, ka thënë se “Serbia e Mali i Zi mund të bëhen anëtare të Bashkimit Europian edhe para vitit 2025”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat