Vrasja e Aulon Zekës, deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit

Lajme

Vrasja e Aulon Zekës, deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:24
Aulon Zeka

Dy të miturit e dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës, nuk e kanë pranuar fajësinë në seancën fillestare, e cila u mbajt sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lajmin për kallxo e bëri të ditur avokati mbrojtës, Gjuran Dema.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokatin Skender Musa.

“Familja e të ndjerit Aulon Zeka, presin proces të drejtë dhe të paanshëm”, tha Musa.

Ky proces gjyqësor po zhvillohet me dyer te mbyllura, derisa bëhet e ditur se seanca e radhës është caktuar më 29 dhjetor.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator në Prishtinë.

Dy persona ngarkohen për vrasjen e Aulon Zekës, ndërsa një tjetër për moslajmërim të kësaj vepre penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat