Çun Lajçi n’Kosovë Show, vajton me lot në faqe vajzën e vdekur

Lajme

Çun Lajçi n’Kosovë Show, vajton me lot në faqe vajzën e vdekur

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 20:56
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi ishte mysafir këtë emision të n’Kosovë Show. I përlotur ai ka shpjeguar ditët e tij që prej vdekjes së vajzës së tij, Bubulinës, muajin e kaluar.

Lajçi, i cili ndodhej në Amerikë kur mori lajmin për vdekjen e së bijës, shpjegoi se në kontinentin tjetër shkoi për të shituar librat e tij dhe kështu me kthimin në Kosovë, synonte që sërish të vazhdonte me shërimin e të bijës.

I ftuari tjetër i këtij episodi është Shaqir Palushi, drejtor i kompanisë ‘Frutek’. Palushi i premtoi aktorit se do t’i ndihmonte në renovimin e banesës.

Ndërkohë Halil Kastrati, kryetar i shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ foli për punën humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat