“Formimi i ushtrisë së Kosovës nuk ekziston as si temë në NATO”

Lajme

“Formimi i ushtrisë së Kosovës nuk ekziston as si temë në NATO”

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 15:43
Dragan Shormaz

Shefi i delegacionit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s ,Dragan Shormaz  ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk ekziston si temë në këtë organizatë.

“Ushtria e Kosovës nuk mund të formohet as nën rezolutën 1244, as pa pëlqimin e deputetëve serbë, as pa ndryshimin e asaj që ata e quajnë Kushtetutë. Nuk ekziston një temë e tillë, për shembull, në NATO. Ekzisiton vetëm në mesin e partive politike shqiptare në Kosovë” tha ai.

Zyrtari serb në Aleancën Veri-Atlantike ka deklaruar poashtu se bashkëpunimi me NATO-n është i shkëlqyer dhe se  aleanca ushtarake nuk ndërhyn në marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, raporton media serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat