Serbia duhet përmbush kushtin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Lajme

Serbia duhet përmbush kushtin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 14:17
Ilustrim

Serbia duhet të zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën përmes një dokumenti obligues ligjor, i cili është thelbësor për stabilitetin e gjithë rajonit dhe perspektivën evropiane, shkruan gazeta kroate "Jutarnji list", duke iu referuar një dokumenti të besueshëm, të cilin Komisioni Evropian duhet ta miratojë së shpejti, në të cilin përmendet edhe anëtarësimi i Serbisë në BE.

Në dokument përmenden edhe hapat për përfundimin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe Serbisë në BE deri në vitin 2025. Sipas gazetës, deri në fund të vitit 2019, Serbia dhe Mali i Zi duhet të fokusohen në përmbushjen e masave kalimtare nga sektori i sundimit të ligjit.

Serbia ka madje 50 sish, ndërsa pasi të konfirmohet përmbushja e tyre, BE do të caktojë masat për mbylljen e këtij kapitulli.

Përveç kësaj, deri në fund të vitit Serbia duhet të përmbushë edhe masat kalimtare nga kapitulli 35, edhe pse quhet formalisht “çështje tjetër”, përmban kushtin për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën.  Sipas gazetës kroate, BE si kusht do të vendosë zgjidhjen e çështjeve të hapura për kufijtë ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, por edhe Kroacisë dhe Malit të Zi. Kjo çështje duhet zgjidhur deri në vitin 2023 dhe ajo është kusht që Mali i Zi dhe Serbia deri atëherë të përmbyllin bisedimet për anëtarësim në BE dhe të bëhen vende të plota anëtare deri në fund të vitit 2025.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat