Thaçi: I ftoj të gjithë serbët që të kthehen në Kosovë

Lajme

Thaçi: I ftoj të gjithë serbët që të kthehen në Kosovë

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 10:01
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se nënpresidenti amerikan Michael Pens e konfirmoi se SHBA do të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Dialogu është duke hyrë në një fazë të re dhe Federica Mogerinit i nevojitet një mbështetje shtesë, prandaj është e nevojshme që Amerika të luajë rolin e saj në këtë proces,” tha Thaçi në një intervistë për portalin “Remarker” të Beogradit.

Ai tha se kohët e fundit që e kishte vizituar SHBA’në u takua me zv.Presidentin Michael Pense, nga i cili mori konfirmimin se Uashingtoni do të angazhohet në mënyrë aktive në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton media serbe.

“Roli i tyre është të sjellin më shumë besueshmëri, besim dhe qëndrueshmëri në proces”, tha Thaçi.

I pyetur kur do të formohej Asociacioni i Komunave Serbe, Thaçi u përgjigj: “Sa më shpejt, aq më mirë, në përputhje me ligjet e Kosovës, dhe ky është detyrim ndërkombëtar”.

Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve që u larguan për t’u kthyer në Kosovë.

“Ne do të bëjmë gjithçka sa i përket pushtetit tonë politik për t’i akomoduar serbët dhe t’i integrojmë në shoqërinë kosovare”, tha Thaçi.

Ai shtoi se ftesa për presidentin serb Aleksandër Vuçiq për të vizituar Prishtinën është “gjithmonë i hapur”.

Duke folur për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e UÇK’së, ai tha se themelimi i asaj gjykate ishte “një veprim i papëlqyeshëm në Kosovë“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat