Daçiq: Serbia është kundër përfshirjes së SHBA-së në dialog

Lajme

Daçiq: Serbia është kundër përfshirjes së SHBA-së në dialog

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 20:43
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e Serbisë se këta të fundit nuk e duan Amerikën në dialog.

Sipas ministrit serb, Amerika gjithmonë ka qenë e pranishme në dialog midis Prishtinës dhe Beogradit por “ishin prapa skenave”.

Daçiq komentoi spekulimet se ish-sekretarja amerikane, Condoleezza Rice  do të bëhet e dërguar e posaçme për Ballkanin.

“Ky person është në pension. Ne kemi nevojë për një Trump apo Tillerson. Administrata e vjetër nuk mund të zgjidhë problemet”, deklaroi ministry serb.

Sipas Daçiqit, “pretendimet se Kosovën e kanë njohur 115 shtetet, janë gënjeshtër e madhe”.

Ai theksoi se edhe për Madagaskarin, “lufta është në zhvillim”.

Daçiq foli edhe për deklaratat se Kosova shumë shpejtë do të bëhet pjesë e OKB-së.

“Për tu bërë anëtar i OKB-së një shtet duhet të ketë dy të tretat e votave. Ne jemi miq me Rusinë, dhe ata kurrë nuk do të bëhen pjesë e OKB-së”, deklaroi Ivica Daçiq.

Ai theksoi se në fund të dialogut duhet të ketë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

“BE s’mund ta përcaktojë një pozicion të vetëm që Kosova është e pavarur,dhe gjithashtu se Serbia ta njohë këtë pavarësi”, përfundoi ministry i jashtëm serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat