Vizita e Presidentit Meta në Medvegjë, ja si e komentuan mediat serbe

Lajme

Vizita e Presidentit Meta në Medvegjë, ja si e komentuan mediat serbe

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 08:04
Meta në Medvegjë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte sot i pranishëm në qytetet shqiptare në Serbi ku u prit shumë mirë nga dhjetëra qytetarë.

Në pikën kufitare të Mutivodës, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, Zoran Stankoviç, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, këshilltarë shqiptarë të kësaj komune si edhe nga dhjetëra shqiptarë.

Për këtë ngjarje shkruan edhe mediat serbe, të cilat i bënë një raportim të thjeshtë lajmit. Me prezencën e tij në Medvegjë, Meta i dërgoi edhe një mesazh Beogradit.

“Uroj që Beogradi të marrë vendimin e duhur për Pavarësinë e Kosovës, në kohën e duhur, në interes të gjithë rajonit,” u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat