Më 28 nëntor në Kumanovë mbahen aktivitete për ish-veprimtarin e LPK-së Arif Seferi

Lajme

Më 28 nëntor në Kumanovë mbahen aktivitete për ish-veprimtarin e LPK-së Arif Seferi

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 09:12
Arif Seferi

Më 28 nëntor në fshatin Shtrazë të Kumanovës do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore i dëshmorit, veprimtarit të LPK-së, Arif Seferi.

Nën organizimin e shoqërisë ‘Lëvizja’ po më 28 nëntor në Kumanovë do të mbahet edhe akademia përkujtimore për dëshmorin Seferi, e cila do të përcillet edhe me evokimin e kujtimeve të një pjese të udhëheqjes së LPK-së.

Gjatë kësaj akademie, do të shpalosen edhe momente të veçanta nga veprimtaria çlirimtare e dëshmorit.

Po atë ditë, në varrezat e Kumanovës, ku edhe është vendprehja e dëshmorit Seferi, do të bëhet zbulimi i lapidarit të tij ku do të mbahen edhe homazhe.  Për veprimtarinë çlirimtare të Seferit do të flasin bashkëveprimtarë të tij.

Gjithashtu homazhet dhe zbulimi i Lapidarit do të jenë të shoqëruara me fjalë rasti nga bashkëveprimtarët e tij më të ngushtë.

Kujtojmë se në fshatin Shtrazë, ish-baza e LPK-së, do të mund të shihen nga afër edhe një pjesë e mjeteve të kohës të përdoruara në aktivitetet propaganduese dhe çlirimtare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat