Haradinaj priti në takim të përbashkët priftin dhe hoxhën

Lajme

Haradinaj priti në takim të përbashkët priftin dhe hoxhën

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 15:53
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se Qeveria do të jetë në shërbim të të gjitha komuniteteve fetare dhe shprehu admirimin e tij për harmoninë ndërmjet feve në Lug të Leshanit, si shembull i shkëlqyer për tërë Kosovën.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me përfaqësuesit fetarë nga Lugina e Leshanit, hoxhën Ramiz Bricorin – Imam në xhaminë e Leshanit dhe priftin e Kishës së Gllaviqicës,  Don Bardhec Zymin, me të cilët bisedoi për çështjet e komuniteteve fetare në lokalitet e tyre.

Në takim, të dy përfaqësuesit fetarë e uruan kryeministrin për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë, duke theksuar se në lokalitetet ku ata shërbejnë harmonia fetare është në nivel të shkëlqyeshëm.

Ata kërkuan nga kryeministri Haradinaj mbështetje për ndërtimin e një qendre kulturore në Jabllanicë të Leshanit, e cila do të jetë në shërbim të të gjithë të rinjve të kësaj ane.

Haradinaj ka falënderuar mysafirët e tij për vizitën, duke thënë se “kjo është shtëpia juaj – këto janë vlerat tona”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat