Grabitet me armë “Wester Union”, policia plagos të dyshuarin

Lajme

Grabitet me armë “Wester Union”, policia plagos të dyshuarin

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 19:53
ilustrim

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur filialin e “Wester Union” në lagjen Bazhdërhane të Prizrenit. 

Derisa të dyshuarit po e kryenin veprën kanë hasur në një polic ku edhe ka pasur të shtëna në mes tyre. 

Burimet brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se njëri prej të dyshuarve rreth orës 17 e 20 minuta është plagosur por pavarësisht kësaj që të dy të dyshuarit kanë arritur të ikin në drejtim të panjohur. 

Menjëherë janë aktivizuar të gjitha njësitet përkatëse të policisë për të arrestuar të dyshuarit por që aktualisht të njëjtit ende ndodhen në arrati. 

Media ka mësuar se i dyshuari ka pranuar plagë në këmbë nga arma e zjarrit. 

Policia e ka përshkruar të dyshuarin si person i gjatë dhe bukur i shëndoshë, ndërsa plagën e ka të lidhur me copëza të ndryshme të rrobave. 

Nëse hasni në këtë person të rrezikshëm, luteni që ta informoni menjëherë stacionin më të afërt të policisë kudo që ndodheni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat