Haga refuzon shtyrjen e vendimit për Mlladiçin

Lajme

Haga refuzon shtyrjen e vendimit për Mlladiçin

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 23:58
Ratko Mlladiç

Gjykata e Lartë e Tribunalit të Hagës hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes së Ratko Mlladiçit, për të shtyrë shpalljen e vendimit të planifikuar për në 22 nëntor.

Avokatët mbrojtës të Mlladiçit kërkuan të shtyhet vendimi për të, shëndeti i të cilit është përkeqësuar dhe që të mund të trajtohet nga mjekët serbë.

Mlladiç, 75 vjeçar, është i akuzuar për krime dhe gjenocid ndaj myslimanëve gjatë viteve të 90-ta në Bosnjë dhe Hercegovinë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat