Hoyt Yee: Nga Serbia nuk kërkova asgjë në lidhje me Kosovën

Lajme

Hoyt Yee: Nga Serbia nuk kërkova asgjë në lidhje me Kosovën

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 10:48
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee  tha se gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd, nga Serbia nuk kërkoi asgjë në lidhje me Kosovën.

Sipas tij, mesazhet drejtuar zyrtarëve serbe  “ishin në formë të  këshillave, e jo një kërkesë”, raporton Radio Zëri i Amerikës.

Pas takimit që kishte pasur në fund të muajit të shkuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ky i fundit kishte deklaruar se zyrtari amerikan t`i ketë thënë se “nuk mund të prekni në integritetin territorial të Kosovës”.

Gjatë qëndrimit në Beograd, Hoyt Yee poashtu  ia kishte bërë të qartë se nuk mund të qëndrojë ulur në dy karrige, posaçërisht nëse ato janë larg njëra tjetrës.

Kësisoj, ai kishte komentuar politikën zyrtare serbe që angazhohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtjen e lidhjeve me Moskën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat