Mediat serbe: Çka kërkon Serbia dhe çka Kosova nga dialogu

Lajme

Mediat serbe: Çka kërkon Serbia dhe çka Kosova nga dialogu

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 09:44
ilustrim

Megjithë presionet nga ndërkombëtarët, akoma nuk ka një datë kur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë. Shqiptarët e Kosovës kërkojnë një format të ri të bisedimeve, serbët kërkojnë formimin e asociacionit të komunave serbe.

Ekipet e ekspertëve nga Beogradi dhe Prishtina mbajtën takimin e tyre të fundit në Bruksel disa vite më parë.

Ambasada e SHBA’së në Prishtinë që atëherë ka insistuar që Qeveria e Haradinajt dhe serbët e Kosovës të fillojnë një dialog për hartimin e Statutit e Asociacionit të Komunave Serbe.

Dhe përderisa nuk ka shpallje të datave për vazhdimin e dialogut, të dy palët negociuese akuzojnë njëra tjetrën për vonesën.

“Ne të gjithë e dimë se kush e pengon themelimin e ZSO’së. Unë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë presion për të filluar më në fund procesi i dialogut”, thotë Sërxhan Popoviç nga Lista Serbe.

Prishtina aktualisht nuk ka një platformë për një fazë të re të dialogut, ndërsa Beogradi po nis një dialog të brendshëm mbi Kosovën, Hashim Thaçi u kërkon institucioneve të Kosovës të fillojnë formimin e Asociacioneve e komunave me shumicë serbe.

“Institucionet e Kosovës duhet të formojnë Asociacionin, që është përgjegjësia dhe obligimi i Institucioneve tona të Marrëveshjes së Brukselit. Ky vendim duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, tha Thaçi.

Qeveria e re e Kosovës nuk ka portofol përgjegjës për dialogun me Beogradin. Grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës po i bëjnë thirrje parlamentit për të diskutuar çështjet e ardhshme të dialogut.

“Duhet të ndryshohet formati i negociatave, ne jemi për një dialog që nuk është kundër vendit tonë, duhet të ketë transparencë dhe ekipi negociator do ta informojë Kuvendin e Kosovës për marrëveshjet e mundshme”, tha Ahmet Isufi, deputeti i paralemtit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat