Ambasadori norvegjez e paralajmëron për këtë gjë Serbinë

Lajme

Ambasadori norvegjez e paralajmëron për këtë gjë Serbinë

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 09:21
Arne Sannes Bjornstad

Ambasadori norvegjez në Beograd ka thënë se deklaratat e diplomatit amerikan Hoyt Brian Lee në lidhje me Serbinë janë të nënkuptueshme.

Arne Sannes Bjornstad thotë se në vend të kësaj, Serbia duhet të pyesë veten se çfarë sinjali duhet t’i dërgojë Bashkimit Evropian, raporton “b92”.

Ai tha se Serbia duhet të ulet në karrigen e vet dhe se kjo ishte pikërisht ajo që zyrtari i lartë i SHBA’së Hoyt Brian Yee kishte nënkuptuar, gjatë vizitës së tij të fundit zyrtare në Beograd, kur tha se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige nëse dëshiron të bashkohet me BE’në dhe ngriti shumë keqkuptime brenda politikës së brendshme serbe njofton mediumi serb “Blic”.

Kur u pyetë për të komentuar për deklaratat e forta të bëra nga Yee, të cilat zyrtarët në Serbi vlerësuan si kërcënime dhe presion, Bjornstad thotë se nuk ishte i përfshirë në takimin mes Yee dhe Vuçiq, por deklaratat e diplomatit amerikan ishin të qarta.

“Nëse Serbia dëshiron të integrohet ekonomikisht me vendet e BE’së, do të duhet të harmonizojë me ta politikat dhe legjislacionin e saj, që do të thotë, të zbatojë politikat dhe legjislacionin e BE’së, kjo nuk është një kërcënim, por thjesht një deklaratë e qartë. Për t’u bashkuar me një klub duhet të pranoni kushtet e anëtarësimit “, tha ambasadori norvegjez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat