Mediat serbe: Ky shtet sapo tërhoqi njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme

Mediat serbe: Ky shtet sapo tërhoqi njohjen e pavarësisë së Kosovës

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 11:17
Flamuri i Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç tha se Surinami tërhoqi vendimin e tij për të njohur pavarësinë e Kosovës, raporton B92.

Ai vuri në dukje se ai mori një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme të atij vendi pas bisedave të  shumta që kishin me ta.

"Shënimi mbi tërheqjen e vendimit dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës mbërriti më 30 tetor. Ky vendim tregon se duhet të këmbëngulë, të bisedojmë me të gjithë nëse mendojmë se Kosova është një interes kombëtar" tha Daçiç.

Ai gjithashtu vuri në dukje se deri në gusht vitit 2012, më shumë se 80 vende e njihnin shtetin e Kosovës, dhe gjatë mandatit të tij vetëm pesë e kanë njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat