Gjenerali serb Stojanoviq: S’priten akte terroriste nga Kosova

Lajme

Gjenerali serb Stojanoviq: S’priten akte terroriste nga Kosova

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 07:01
Momir Stojanoviq

Gjenerali i Ushtrisë së Serbisë, Momir Stojanoviq i deklaroi sot të përditshmes së Beogradit, “Politika”, se Serbisë nuk i kërcënohen aktivitete terroriste nga Kosova, por “situatën e shoh më të komplikuar në Sanxhak se në Kosovë”.

“Pse do ta shpenzonin dhe komprometonin shqiptarët e Kosovës, në veçanti liderët e tyre, atë që do ta fitojnë pa asnjë dilemë edhe pa aksione të tilla. Ata janë të ndërgjegjshëm se fuqitë me ndikim janë në anën e tyre. Situatën e shoh më të komplikuar në Sanxhak sesa në Kosovë e Metohi”, është shprehur gjenerali Stojanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat