Gazetat britanike habiten nga kjo veti e qytetarëve të Kosovës

Lajme

Gazetat britanike habiten nga kjo veti e qytetarëve të Kosovës

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 13:49
Foto ilustruese

Britanikët kanë mbetur të habitur me optimizmin e qytetarët e Kosovës për të ardhmen nëntë vite pasi Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia. Kjo për shkak se qytetarët e Kosovës kanë dalë të parët sa i përket optimizmit në një sondazh të kompanisë amerikane për sondazhe hulumtuese dhe analiza, Gallup.

“Intriguese, shteti relativisht i ri i Kosovës, i cili shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 doli e para. Kjo dëshmon se përkundër kujtimeve të së kaluarës së trazuar jo shumë kohë më parë, ka shumë gjëra më të ndritura për të cilat qytetarët e Kosovës shikojnë përpara”, shkruan gazeta online britanike “The Independent”.

Kosova shënoi rritje krahasuar me vitin 2014.

Përafërsisht 1.000 të rritur nga 115 vende, nga mosha 15-vjeçare morën pjesë në sondazh në 12 muajt e fundit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat