Reperi rrah doktorin Tolaj midis Prishtinës, kjo është gjendja e tij

Lajme

Reperi rrah doktorin Tolaj midis Prishtinës, kjo është gjendja e tij

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 14:33
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) -  Ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj është jashtë rrezikut për jetë.

Ai është sulmuar fizikisht në mesditë dhe është detyruar të marr trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu, tha se Ilir Tolaj  ka lëndime në kokë dhe është duke u trajtuar në emergjencë.

"Ju konfirmojmë se dr. Ilir tolaj ka kërkuar ndihme ne Kliniken Emergjente ne QKUK. Ka lëndime ne regjionin kokës.  Po vazhdojnë ekzaminimet tjera diagnostiko. Tolaj është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Fazliu.

Policia ka njoftuar se për këtë rast ka shoqëruar në polici dy persona.

***

Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, dy persona e kanë sulmuar fizikisht doktorin Ilir Tolaj. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se Tolaj është sulmuar me shufër të hekurit nga reperi Don Arbas, i cili është vëllai i këngëtares së njohur, Arta Bajrami.

Tolaj ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKU, ndërsa lidhur me sulmin janë shoqëruar dy persona për në stacionin policor.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. Gjithashtu, ka shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve në koordinim me Prokurorin e Shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore”- thuhet tutje në përgjigjen e Policisë.

Sulmohet doktori Ilir Tolaj në qendër të Prishtinës, QKUK deklarohet për gjendjen e tij

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu, tha për KALLXO.com se Ilir Tolaj është pranuar sot pasdite në Qendrën Emergjente të QKUK-së si pasojë e lëndimeve që mori gjatë një sulmi në qendër të Prishtinës.

“Mund të konfirmoj se pacienti është pranuar në emergjencë. Ai ka marrë lëndime në pjesën e kokës dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Ai është duke u trajtuar në emergjencë”, tha Fazliu.

Më herët policia konfirmoi se janë arrestuar dy persona si të dyshuar për këtë sulm.

Sulmohet doktori Ilir Tolaj

Persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht doktorin Ilir Tolaj në qendër të Prishtinës. Sulmi fizik ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, afër kinemasë ABC.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy persona.

Ndërkohë, rrahja ka ndodhur pasi që Tolajt persona të panjohur ia kishin zënë rrugën me veturë. Tolaj kishe kërkuar nga ta që ta lironin rrugën duke përdor sirenën e veturës. 

Por njëri nga dy personat e ka sulmuar infektologun Ilir Tolaj me shufra metalike.

Doktori Ilir Tolaj është i lënduar në kokë, gjendja e tij nuk është kritike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat