Lista Serbe mblidhet në Mitrovicë, Gjuriq i nervozuar përmend AKI-në

Lajme

Lista Serbe mblidhet në Mitrovicë, Gjuriq i nervozuar përmend AKI-në

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 21:25
Marko Gjuriq

Marko Gjuriq shfaqet sërish në elementin e tij nacionalist.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Serbisë për Kosovë, erdhi në veri të Mitrovicës, për ta përkrahur Listën Serbe dhe kandidatin e kësaj partie për Kryetar të Komunës Mitrovica Veriore, Goran Rakiq.

Gjuriq në fjalimin e tij akuzoi opsionet tjera politike nga pakica serbe të cilat sipas tij nuk e meritojnë votën më 22 tetor në votimet për pushtet lokal të Kosovës.

Madje ai përfshi edhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Në këtë tubim parazgjedhor morën pjesë dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës, Dalibor Jevtic e Nenad Rikallo, të cilën nuk e thanë asnjë fjalë.

Në tubim nuk munguan as thirrjet nacionaliste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat