Aktakuzë për vrasje në Prizren

Lajme

Aktakuzë për vrasje në Prizren

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 16:28
ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit, H.S. për shkak të veprës penale, vrasje dhe mbajta në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, H.S. më 07 korrik tw vitit 2016, në Komunën e Dragashit, e ka privuar nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje paraprake në mes të viktimës N.S., dhe të pandehurit lidhur me shfrytëzimin e ujit dhe derisa viktima N.S. hynë në automjetin e tij, i afrohet i pandehuri dhe me revolverin  “Sauer & Sohn” me numër serik U 00 146 me dashje shkrep njëherë në drejtim të viktimës, me ç’ rast e godet viktimën me një predhë në pjesën e përparme të qafës, nga e cila plagë viktima vdes në vendin e ngjarjes.

Me këto H.S. ka kryer veprën penale, të vrasjes dhe veprën penale, mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat