Gjuriq: Serbia e interesuar të normalizojë raportet me Kosovën

Lajme

Gjuriq: Serbia e interesuar të normalizojë raportet me Kosovën

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 07:29
Takimi Gjuriq-Fabriciju

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka zhvilluar një takim me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Semu Fabriciju.

Gjuriq ka deklaruar se Beogradi në bashkëpunim me Bashkimin Evropian si partner, synojnë të normalizojnë marrëdhëniet me Kosovën.

Tutje ai ka shtuar se pret nga Brukseli një çasje konstruktive në këtë proces.

Siç raportojnë mediat serbe, Gjuriq ka shprehur përkushtimin e Serbisë për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Sipas tij, shtyllë kryesore për këtë anëtarësim është stabiliteti në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat