Katalonja, Foreign Affairs: Spanja gaboi! Zgjodhi “metodat” serbe

Lajme

Katalonja, Foreign Affairs: Spanja gaboi! Zgjodhi “metodat” serbe

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 15:58
Përleshjet gjatë referendumit në Kataloni

Nga të gjitha mënyrat që ofron historia si shembuj sesi një qeveri duhet të përballet me një lëvizje separatiste, Spanja duket se ka zgjedhur “metodën" serbe.

Kështu nis një analizë e “Foreign Affairs”, që interpreton aksionet e qeverisë së Madridit për të parandaluar shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës.

“Tani kërcënon me shfuqizimin e qeverisë rajonale të Katalonjës, ashtu siç bëri Serbia me Kosovën në vitin 1990 dhe që prej 1 tetorit, kur u zhvillua referendumi, ruan një prani të madhe policore të dërguar në Katalonjë nga rajonet e tjera të Spanjës, pavarësisht se kërkoi ndjesë për episodet e dhunës”, shkruan Foreign Affairs.

Një tjetër ngjashmëri mes sjelljes së Millosheviçit në vitin 1990 dhe qeverisë spanjolle, artikulli që për autor ka Joseph Huddleston gjen edhe lëvizjen e ushtrisë.

“Që prej të enjtes së kaluar, në Katalonjë janë vendosur trupa të shumta ushtarake, gjithashtu duke kopjuar reagimin e qeverisë serbe pas deklarimit të Pavarësisë nga Kosova. Për katalanasit, kjo ngjason më shumë si një forcë pushtuese sesa prani e domosdoshme e forcave të sigurisë për të ruajtur paqen në rajon”, vëren autori.

Foreign Affairs e quan të tepruar reagimin e qeverisë spanjolle, që nëse përshkallëzohet mund të sjellë pasoja të tjera, përfshirë këtu edhe luftën.

“Kjo ka stepur edhe vetë aleatët katalanas të Madridit, që sot nuk e kundërshtojnë më me aq forcë pavarësinë sa bënin para se në rajon të dërgoheshin forca të shumta policore dhe ushtria”, vijohet më tej.

Sipas Foreign Affairs, reagimi i tepruar i Madridit nuk argumentohej as nga mbajtja e referendumit, që nuk kishte garanci ligjore.

“Vetëm 42 përqind morën pjesë në votim dhe nëse Madridi do të përmbahej në deklaratat dhe veprimet e tij, me gjasë pjesa më e madhe e vetë katalanasve do ta kishin injoruar këtë referendum dhe vetë rezultatin e dalë prej tij”, shkruan revista prestigjoze amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat