Kështu u prit Erdogani me bashkëshorten nga Vuçiqi

Lajme

Kështu u prit Erdogani me bashkëshorten nga Vuçiqi

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 11:04
Vucic Erdogan

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, mbërriti në Beograd mbrëmë dhe sot ai zyrtarisht do të fillojë një vizitë dyditore në Serbi.

Një mirëseardhje solemne për Presidentin turk u mbajt mbrëmë në aeroportin e Beogradit. Erdogan arriti në Beograd me gruan e tij, por ai u prit nga homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanoviq dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë së Serbisë.

Në aeroport, presidentin turk, kishin dalë për ta nderuar edhe një djalë dhe një vajzë të veshur me kostum kombëtar serb.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiq dhe Erdogan sot do të nënshkruajnë disa marrëveshje në mes të Serbisë dhe Turqisë.

Të dy presidentët pastaj do të kthehen në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Vuçiq dhe Erdogan pastaj do të marrin pjesë në mbylljen e Forumit të Biznesit Serbi – Turqi, ku ata do t’u drejtohen pjesëmarrësve dhe do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit.

Nesër, Erdogan do të vizitojë Novi Pazarin, qendër e rajonit të Sanxhakut në Serbi e banuar kryesisht me myslimanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat