Sulmohen tre shqiptarë në Mitrovicë

Lajme

Sulmohen tre shqiptarë në Mitrovicë

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 08:48
Ilustrim

Tre qytetarë shqiptarë, në mesin e tyre një femër, V.D.(1984), A.K. (1982) dhe L. A. (1982), janë sulmuar fizikisht nga disa persona deri tash të panjohur, me ç’rast njëri prej tyre ka marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa është trajtuar në spitalin e jugut të qytetit, bëjnë të ditur burime të KP.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15 në rrugën ‘Oslobogjenje’ afër urës kryesore të Ibrit në veri të Mitrovicës.

“Dy meshkuj dhe një femër, të gjithë shqiptarë, janë sulmuar mbrëmë nga shumë persona të cilët kanë hedhur edhe gurë, derisa po ecnin nga veriu në drejtim të urës kryesore, për të kaluar në jug të qytetit. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dy të tjerët kanë arritur të ikin në pjesën jugore, përmes urës kryesore të Ibrit”, kanë thënë burimet.

I lënduari është dërguar me automjet të policisë për trajtim në shtëpinë e shëndetit në jug të Mitrovicës. Mësohet se policia në veri të Mitrovicës po heton rastin dhe deri tani nuk ka të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat