Haradinaj vlerëson lart kontributin e familjes Jashari për lirinë e Kosovës

Lajme

Haradinaj vlerëson lart kontributin e familjes Jashari për lirinë e Kosovës

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 19:41
Ramush Haradinaj dhe Bekim Jashari

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në një takim Bekim Jasharin, djalin e Heroit të Kosovës, Hamëz Jashari, me ç’rast vlerësoi lart kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari për lirinë e vendit, duke theksuar se përveç sakrificës për liri, tani edhe në paqe familja Jashari janë duke dhënë kontribut në shtet-ndërtimin e Kosovës.

Ai e ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të ekzekutivit dhe për dinamikën e re në agjendën shtetërore.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj vlerësoi hapin e ndërmarrë të Bekim Jashari, për kandidimin e tij për të udhëhequr me komunën e Skenderajt.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat