Naser Oriq dikur ishte truproje e Millosheviqit dhe pjesë e policisë elite që ishte dërguar në Kosovë

Lajme

Naser Oriq dikur ishte truproje e Millosheviqit dhe pjesë e policisë elite që ishte dërguar në Kosovë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 13:20
Naser Oriq

Naser Oriq, komandanti i myslimanëve të Bosnjës i cili sot u shpall i pafajshëm për krime lufte ndaj serbëve të Bosnjës, dikur ka qenë truproje e Sllobodan Milosheviqit në Kosovë.

Oriq u thirr në Ushtrinë e Popullit të Jugosllavisë në vitet 1985-86, ku shërbeu në njësinë speciale për mbrojtje atomike dhe kimike. Ai e ka ushtrinë si tetar.

Në vitin 1988, ai e kreu një kurs trajnimi gjashtëmujor në Zemun dhe shërbeu në Savski Venac në Beograd si rekrut policor. Si anëtar i njësisë policore për operacione speciale, ai kreu edhe dy kurse tjera për dy vite me radhë. 

Në vitin 1900, Oriq u dërgua në Kosovë si anëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Në vitin 1991 ai u zhvendos në stacionin policor në Srebrenicë dhe më vonë u bë shef i policisë në nën-stacionin policor Potoqari.

Ndërkohë, sot, ai u shfajësua për krime lufte ndaj serbëve të Bosnjës gjatë luftës atje.

Myslimanët e Bosnjës, të cilët e shohin Oriqin si hero, duartrokitën teksa ai dhe një bashkëluftëtar i tij dolën nga gjykata si burra të lirë. Ndërsa, familjet e serbëve të Bosnjës të vrarë në luftë, të cilët e shohin Oriqin dhe trupat e tij si kriminelë lufte, e braktisen sallën në shenjë proteste.

Serbët e Bosnjës dhe autoritetet në shtetin fqinj, Serbi, e akuzonin Oriqin dhe bashkëluftëtarin e tij, Sabahudin Muhiq, për vrasjen e serbëve të Bosnjës që ishin të burgosur të luftës në fshatrat e Srebrenicës në luftën që ua mori jetën 100.000 personave.

Në vitin 2008, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e shpalli të pafajshëm Oriqin për krime kundër serbëve, por ai u arrestua sërish në qershor në Zvicër bazuar në një urdhërarrest nga Serbia, nën akuzat për vrasjen e të burgosurve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat