Zbulohet motivi i therjes me thikë në Gjilan, lidhja e dashurisë mes motrës dhe…

Lajme

Zbulohet motivi i therjes me thikë në Gjilan, lidhja e dashurisë mes motrës dhe…

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 22:26
Ilustrim

Është arrestuar personi i cili ka therur me thikë viktimën në oborrin e një shtëpie në Gjilan.

Zëdhënsi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndaljes për 48 orë.

“është arrestuar një person për vrasje në tentativë. Ai në lokalet e Policisë së Kosovës në Gjilan është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Prokurori i shtetit ia ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. Rasti do vazhdojë të hetohet edhe për implikime të tjera”, ka thënë ai.

Mësohet se arsyeja e therjes me thikë ka qenë për shkaqe të lidhjes së dashurisë mes viktimës dhe motrës të të arrestuarit.

” Motivet me gjasë janë për motrën që dyshohet të ketë qenë në lidhje me të dyshuarin”, thotë burimi.

Ndryshe, therja me thikë ka ndodhur në oborrin e shtëpisë të personit të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat