Ministri i Bosnjës kundër njohjes së Kosovës

Lajme

Ministri i Bosnjës kundër njohjes së Kosovës

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 12:56
Igor Crnadak, ministër i jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Crnadak, ka përjashtuar mundësinë që ky shtet ta njohë pavarësinë e Kosovës, raporton televizioni i Sarajevës, BHRT.

Komenti i ministrit Crnadak erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për Sarajevën zyrtare që ta njohë Kosovën.

“Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës jo për shkak të boshnjakëve e kroatëve, por për shkak të qëndrimit të përfaqësuesit të Republikës Serbe dhe atyre partive që janë në qeveri në nivel shtetëror, por edhe atyre në opozitë. Në këtë çështje të gjithë janë të bashkuar dhe nuk ka asnjë mundësi që kjo situatë të ndryshojë”, tha shefi i diplomacisë së Bosnjës.

Ai përjashtoi ço mundësi që opsioni i njohjes së Kosovës të shqyrtohet deri në fund të mandatit të tij si ministër.

Por ai tha se në Bosnjë ekziston një pajtueshmëri që duhet të provohet të thjeshtëzohet regjimi i vizave mes dy shteteve, qarkullimi i njerëzve dhe mallrave e sidomos qarkullimi i biznesit në mënyrë që të rritet aktiviteti ekonomik.

“Në përgjithësi, duhet provuar që të thjeshtëzohen shumë gjëra në mënyrë që të lehtësohet jeta e njerëzve të zakonshëm dhe punët e përditshme. Megjithatë, në kuptim të njohjes së Kosovës nga ana e Bosnjës nuk do të ketë asgjë”, shtoi Igor Cranadak./Kallxo.con/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat